Site icon Telegrafi

Juventusi nënshtron Young Boysin, Dybala shënon het-trik

Paulo Dybala e Leonardo Bonucci . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Zonja e Vjetër është treguar e pamëshirshme për zviceranët e Young Boys të cilët i mposhti me rezultat 3-0

Juvenusi e nisi shumë mirë takimin ku arriti të shënojë që në rastin e parë.

Një pasim i gjatë i Leonardo Bonuccit u kthye në gol nga Paulo Dybala që shënoi më një goditje me të parën.

Paulo Dybala . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Italianët diktuan ritmin edhe pas golit, ndërsa mungesa e Cristiano Ronaldos nuk u vërejt, pasi  Federico Bernardeschi dhe Dybala ishin në formë të lartë.

Juve e gjeti golin e dytë në minutën e 33-të. Blaise Matuidi gjuajti fortë, ndërsa topin e kthyer nga portieri i shndërroi në gol Dybala.

Federico Bernardeschi . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë Zonja e Vjetër e mbylli fitoren me golin e tretë të Dybalas.

Blaise Matuidi . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Një pasim i Cuadrados bëri që Dybala të shënojë me portën e zbrazët (3-0).

Juve uli marshin pasi edhe mysafirët mbetën me një lojtar më pak.

Paulo Dybala shënoi het-trik . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Juventusi nuk shënoi më deri në fund dhe me këto tri gola merr tri pikët e radhës.

Ata aktualisht kanë gjashtë pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/jxkxkxkclx/status/1047170721678548992

 

https://twitter.com/fcjuveworld1897/status/1047177241313067008

https://twitter.com/Juventus_VEN/status/1047191135683264518

Exit mobile version