Telegrafi

Juventusi në negociata për Darmianin

Juventusi thuhet se po negocion me Manchester Unitedin për italianin Matteo Darmian.

Dani Alves do të largohet nga Bianconerët në ditët në vijim, që me shumë gjasa te Manchester City, që do të thotë se ka një boshllëk në pjesën e djathtë.

Lexo po ashtu Roma rivalizon Interin për Darmianin

Prandaj, sipas calciomercato.com, Juventusi po përpiqet të realizojë një marrëveshje për ish-mbrojtësin e Torinos, Darmian.

Oferta e tyre fillestare për huazim me mundësi blerje ishte refuzuar, por faqja e internetit beson se kjo nuk do të thotë se Darmiani është jashtë tregut.

Unitedi mund të jetë i gatshëm të bëjë biznes në bazë të një huazimi me detyrim blerje, me Zonjën e Vjetër që mund të nënshkruaj me 27-vjeçarin për një shifër prej 20-22 milionë eurove. /Telegrafi/