Site icon Telegrafi

Juventusi në ndjekje të dyshes së PSG-së, Di Maria-Meunier

Di Maria (Getty Images)

Juventusi thuhet se po ndjek me vëmendje dyshen e Paris Saint-Germain, Thomas Meunier dhe Angel Di Maria.

Zonja e Vjetër ka dështuar këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe dëshiron edhe më shumë përforcimin e skuadrës për të tentuar fitimin e trofeut pas më shumë se 20 vitesh.

Drejtuesit e klubit italian kanë etiketuar disa emra si përforcime të mundshme, për të cilët do të provojnë t’i transferojnë gjatë verës në Allianz Stadium.

Lexo po ashtu PSG gati spastrimin, gjashtë lojtarë drejt largimit – Pogba dhe Griezmann drejt kryeqytetit francez

Sipas gazetës italiane Tuttosport, dyshja e PSG-së, mesfushori Di Maria dhe mbrojtësi Meunier janë të preferuarit e Juventusit.

Meunier gjatë një dueli me Mandzukicin (Getty Images)

Ky medium raporton gjithashtu se të dy lojtarët mund të vihen në dispozicion për transferim, me PSG-në që dëshiron të bëjë ndryshime të mëdha gjatë verës.

Meunier do të jetë zgjedhja e parë belge në Kupën e Botës, por ka humbur vendin e tij në Parc des Princes me ardhjen e brazilianit Dani Alves dhe po mendon largimin.

Lexo po ashtu Juventusi pas Thomas Meunier

Di Maria, ndërkohë, ishte shumë i lidhur me skuadrën e Juventusit dhe Interit verën e kaluar dhe ka mbetur me vetëm edhe një vit në kontratën e tij, kështu që Bianconerët do të provojnë për të.

30-vjeçari argjentinas ka pasur një sezon të mirë duke shënuar 21 gola dhe 15 asistime për PSG-në në të gjitha garat. /Telegrafi/

Exit mobile version