Juventus po vlerëson nëse do të marr Edin Dzekon e Romës apo Luis Suarezin e Barcelonës.
Sipas Sky Sport Italia, trajneri i ri Andrea Pirlo dëshiron një sulmues dhe gara është në vetëm dy emra, por me karakteristika shumë të ndryshme.
Dzeko tashmë e njeh Serien A dhe do të ishte një opsion shumë më i lirë, por raportohet se ai do të takohet nesër me drejtorët e Romës për të diskutuar nëse do të mbetet në “Stadio Olimpico” ose të kërkojë një transferim.
Nga ana tjetër, Suarez është një emër me famë botërore me mjaft përvojë në Ligën e Kampionëve dhe mund të shesë shumë fanella.
Uruguaiani është duke negociuar që të mbyll kontratën me Barcelonën, të cilët tashmë i kanë thënë atij se ai nuk është pjesë e planeve të tyre.
Nuk do të kishte tarifë për transferimin, por Suarez ka pagë në vlerë 12 milionë euro në sezon, që do të ishte një peshë e vërtetë në financat e Juventusit.
Suarez është gjithashtu një vit më i ri se Dzeko.
Gazetat spanjolle Sport dhe AS, kanë shkruar sot se Suarez është në negociata me Juventus.
Bianconerët duket se nuk kanë hequr dorë nga Arkadiusz Milik, por shuma e kërkuar prej 50 milionë euro nga Napoli është e lartë. /Telegrafi/