Gjiganti italian, Juventusi po vlerëson një lëvizje për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Marco Verratti.
Zonja e Vjetër është e interesuar të përforcoj edhe më shumë skuadrën për sezonin e ri dhe në veçanti repartin e mesfushës.
Ata thuhet se janë të gatshëm të mirëpresin mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can, si një transferim i lirë, por Juve po përgatisin gjithashtu një ofertë për Verrattin.
Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Juve është në kontakt me Mino Raiolan, i cili u bë agjent i Verratit më parë këtë vit.
Drejtuesit e Bianconerëve thuhet se ia kanë bërë të qartë agjentin Raiola se duan të sjellin italianin në shtëpi këtë verë.
PSG e konsideron Verratti në shifrën e 80 milionë eurove dhe ky çmim nuk pritet të jetë problem për klubin italian.
Gjithashtu Juventusi është thënë se është gati të ofrojnë edhe shtatë milionë euro në vit për Verrattin.
Përkundër shpenzimeve të mëdha financiare të përfshira, Juventusi është entuziast për sjelljen e Verratit në Itali për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/