Telegrafi

Juventusi në bisedime me Lacazette

Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit italian, Juventusit.

Zonja e Vjetër është e interesuar të forcojë edhe më shumë repartin e sulmit dhe kërkohet në veçanti transferimi i një qendërsulmuesi.

Ylli i Napolit, Arkadiusz Milik dhe ai i Wolverhampton Wanderers, Adama Traore kanë qenë emrat e fundit të lidhur me një transferimin në Torino.

Lexo po ashtu Juventusi dëshiron transferimin e Adama Traores

Megjithatë, drejtuesit e kampionit italian kanë ndryshuar mendje dhe tashmë një tjetër emër i njohur ka përfunduar në radarin e tyre.

Sipas mediumit Calciomercato, kampionët e Serie A e shikojnë sulmuesin e Arsenalit, Lacazette si pasues ideal të Gonzalo Higuainit, i cili pritet të largohet.

Lexo po ashtu Lacazette shihet si pasues i Lautaros, Interi i dërgon ofertën e parë Arsenalit

Juventusi thuhet se i është drejtuar agjentit të Lacazette dhe tashmë kanë diskutuar një transferim të mundshëm gjatë verës.

Lacazette ka qenë më parë i lidhur edhe me Barcelonën dhe Interin. /Telegrafi/