Juventusi thuhet se është në bisedime me agjentin e mbrojtësit të Chelseat, Emerson Palmieri dhe trajneri Maurizio Sarri mund të jetë çelësi për të joshur lojtarin.
Gazetari italian Nicolo Schira pretendon se Emerson dëshiron një rikthim në Serie A dhe se Juventusi është i interesuar për 25-vjeçarin.
Chelsea raportohet se po kërkon një mbrojtës të majtë të ri për të zëvendësuar reprezentuesin e Italisë në Stamford Bridge dhe Schira pretendon se Zonja e Vjetër ka kontakte me përfaqësuesit e lojtarit.
Ish-trajneri i Chelseat, Sarri mund të luajë një rol vendimtar në operacion dhe të ribashkohet me ish-lojtarin e Romës.
Emerson ishte i dobishëm në urdhrat e Sarrit kur fitoi trofeun e tij të parë në Ligën e Evropës, duke luajtur 11 herë në këtë garë që e fitoi Chelsea sezonin e kaluar.
Çmimi i lojtarit me prejardhje braziliane thuhet se sillet rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/