Klubi italian, Juventusi është duke bërë një lëvizje për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.
Sipas mediumit Il Tirreno, Barcelona mund të jetë e gatshme të shesë holandezin këtë verë.
Për shërbimet e tij ka shumë interesim nga klubet e mëdha evropiane, të cilat tashmë kanë kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit.
Italianët e Juventusit thuhet se kanë zhvilluar një raund bisedimesh me agjentin e De Jong, Ali Dursun.
Interesant është fakti se Dursun kujdeset edhe për Denis Zakaria, të cilin sapo e ka transferuar te Juve nga Borussia Monchengladbach.
Barcelona do të kërkojë 70 milionë euro për të shitur De Jong këtë verë. /Telegrafi/