Telegrafi

Juventusi me ndryshime taktike ndaj Benficas – formacioni i mundshëm

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Juventusi pritet të luajë me tre mbrojtës në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Benficas, të cilën duhet doemos ta fitojnë.

Ndërkaq, në ndeshjen që zhvillohet sonte (e mërkurë), Zonja e Vjetër pritet të startojë me Dusan Vlahovic dhe Arkadiusz Milik së bashku në sulm.

Trajneri Massimiliano Allegri ka probleme të shumta me lëndime, ndërsa të zgjedhurit e tij i kanë fituar vetëm dy nga gjashtë ndeshje zyrtare këtë sezon.

Angel Di Maria është në bankën rezervë, derisa Alex Sandro është bashkuar me Manuel Locatelli e Adrien Rabiot në listën e të lënduarve. Mungesat afatgjate, Paul Pogba, Wojciech Szczesny, Federico Chiesa e Kaio Jorge, vazhdojnë të mbesin jashtë.


Formacioni i mundshëm i Juventusit (3-5-2)

Portier: Perin

Mbrojtës: Bremer, Bonucci, Danilo

Mesfushorë: Cuadrado, McKennie, Paredes, Miretti, Kostic

Sulmues: Milik, Vlahovic


Kujtojmë që Bianconerët e kanë humbur ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve në Grupin H nga Paris Saint Germaini me rezultat 2-1. /Telegrafi/