Site icon Telegrafi

Juventusi mund të sakrifikojë katër lojtarë për të siguruar transferimin e David Hancko

Juventusi vazhdon të mbetet i interesuar për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit David Hancko (Feyenoord) gjatë afatit kalimtar të janarit, por me pak buxhet në duar siç qëndrojnë gjërat, ata duhet të tregojnë kreativitet për ta përfunduar këtë marrëveshje. 

Sipas raportimeve nga Italia, katër lojtarë të Juventusit mund të largohen në rast se ‘Zonja e Vjetër’ synon të sigurojë transferimin e përhershëm të Hanckos. 

27-vjeçari momentalisht vlerësohet në regjionin e 30-35 milionë eurove sipas Calciomercato, ani pse Juventusi do të shpresojë që të negociojë me klubin holandez për uljen e çmimit. 

Në mënyrë që të rrisin fondet për ta përballuar marrëveshjen, Juventusi fillimisht do të duhej që të shiste Nicolo Fagiolin dhe Danilon, teksa dy lojtarë të tjerë raportohet se mund të kalojnë tek Feyenoord për të lehtësuar barrën financiare. 

Facundo Gonzalez një futbollist në pronësi të Juventusit, është momentalisht i huazuar tek Feyenoordi dhe Calciomercato sugjeron se Juventusi mund ta përdorë atë në avantazhin e saj. 

Në ndërkohë, Feyenoord gjithashtu ka shprehur interesim për Samuel Mbangula, i cili mund të sakrifikohet për të rritur fondet për blerje të reja.

‘Bianconerët’ që prej lëndimit të rëndë të Gleison Bremer kanë qenë duke monitoruar tregun e lojtarëve, por për ta transferuar Hanckon do të duhet të mposhtin edhe konkurrencën e Atletico Madridit./Telegrafi/

Exit mobile version