Telegrafi

Juventusi mund të përfitojë nga kriza e Barcelonës, kërkon Depayin në janar

Memphis Depay është një nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar, ku klube si Juventus dhe Barcelona janë impresionuar nga sezoni i tij te Lyon.

Sulmuesi holandez është nën kontratë deri në fund të sezonit dhe ka sinjalizuar se nuk do të rinovojë për tu larguar falas në verë.

Kjo ka bërë që shumë klube të mëdha të Evropës të mendojnë për transferimin e tij, përfshirë Barcelonën, që ka kohë që e pëlqen.

Ronald Koeman e do në skuadrën e tij, por do të ketë rival të fortë, pasi kampioni italian Juventusi mund të rivalizojë për nënshkrimin e Depay.

Trajneri i Juves, Andrea Pirlo, dëshiron të nënshkruajë me holandezin në janar dhe klubi e sheh atë si një opsion investimi me kosto të ulët.

Tani Lyon, duhet të vendos që ta mbajë deri në fund, apo ta largojë në janar për të fituar diçka nga ai. /Telegrafi/