Juventusi duket se e ka seriozisht për transferimin e Christian Eriksenit nga Tottenham Hotspuri.
Zonja e Vjetër dëshiron ta transferojë mesfushorin danez që po e kërkon largimin me ngulm nga Spurs.
Le10Sport raporton se kampioni i Serie A dëshiron ta ofrojë Adrien Rabiotin dhe para për ta transferuar Eriksenin.
Mesfushori francez kaloi te torinezët në këtë verë nga Paris Saint-Germian si transferim i lirë, po deri më tani ka zhgënjyer me formën e tij.
Rabiot ka zhvilluar vetëm tri ndeshje deri më tani në këtë sezon dhe Maurizio Sarri nuk është i impresionuar nga forma e tij.
Kontrata e Eriksenit skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa ka marrë interesimin e shumë klubeve, por Juvetusi dëshiron ta mbyll transferimin e tij qysh në janar. /Telegrafi/