Trajneri i Juventusit, Max Allegri, do të ketë mungesën e pesë lojtarëve në ndeshjen e fundjavës ndaj Napolit.
Bianconerët udhëtojnë për në Napoli për ndeshjen e madhe të dielës, por Allegri ka shqetësimin e mungesave duke filluar nga Federico Chiesa, i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen e Italisë.
Sipas SportItalia është ende e pasigurt nëse Chiesa do të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë, ku Juventusi është ende në kërkim të fitores së parë në Serie A në 2021/22.
Dejan Kulusevski mund të fillojë kundër Napolit, por Allegri ende shpreson që ta ketë Chiesa n në dispozicion.
Napoli, megjithatë, ka në dispozicion lojtarin nga Nigeria, Victor Osimhen, pasi klubi fitoi apelin dhe pezullimi i tij u reduktua në një ndeshje.
Juventusi e ka edhe problemin e amerikano -jugorëve që janë në garë me kohën.
La Gazzetta dello Sport raporton se Paulo Dybala, Danilo, Alex Sandro dhe Juan Cuadrado./Telegrafi/