Tottenham Hotspur fitoi në miqësoren ndaj Juventusit me rezultat 2-0.
Spurs edhe pse këtë verë nuk kanë bërë ndonjë blerje, treguan se është i gatshëm për një tjetër sezon të madh në Ligën Premier.
Goli i parë në takim u shënua nga Harry Kane në minutën e 10-ë, kurse Christian Eriksen në minutën e 52-të.
Vlen të theksohet e të dy skuadrat në këtë takim inkuadruan lojtarët më të mirë.
Zonja e Vjetër këtë verë nuk tregoi formë të mirë në miqësore, por për Serie A vazhdon të jetë favorit për titull. /Telegrafi/