Telegrafi

Juventusi merr pikët ndaj Sassuolos

(Foto: Twitter/Juventus FC)

Juventusi ka regjistruar fitore prej 2-1 përballë Sassuolos në Stadio Mapei – Citta del Tricolore, në ndeshjen e javës së 34 në Serie A.

Zhvillohej minuta e 39-të kur Giacomo Raspadori pranoi një top nga Domenico Berardi për t’i kaluar vendasit në epërsi.

Mirëpo, para se skuadrat të shkonin në pushim, Bianconerët e barazuar rezultatin përmes Paulo Dybalas (45’), i cili u asistua nga Denis Zakaria.

Golin e fitores e realizoi Moise Kean që pranoi një top nga Alex Sandro, u rrotullua dhe e ndëshkoi portierin kundërshtar (88’).

Falë kësaj fitoreje, Juventusi ngritet në kuotën e 66 pikëve, një më pak se Napoli që mban vendin e tretë dhe tetë më shumë se Roma që ndodhet në vend të pestë. Lideri Milan është tetë pikë larg. /Telegrafi/