Klubi italian, Juventusi thuhet se ka kthyer vëmendjen tek transferimi i sulmuesit të Liverpoolit, Divock Origi .
Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Juventusi mund të bëjë një goditje befasuese për Origin nëse Alvaro Morata largohet drejt Barcelonës.
Sulmuesi spanjoll thuhet se është i sigurt se Juventusi nuk dëshiron ta bëjë të përhershëm huazimin e tij nga Atletico Madrid dhe për këtë arsye ka dhënë dritën jeshile për t’iu bashkuar rivalëve të ish-skuadrës së tij, Real Madridit.
Morata thuhet se ka arritur marrëveshje personale me klubin nga Camp Nou dhe tani mungon vetëm marrëveshja mes Atleticos dhe Barcelonës.
Kjo më pas do ta detyrojë Juventusin të kërkojë një sulmues të ri, ku Mauro Icardi dhe Edinson Cavani thuhet se janë lojtarët që i interesojnë klubit italian.
Sulmuesi rezervë i Liverpoolit, Origi tani thuhet se është në atë listë, me Bianconerët që kanë filluar “hapat e parë” për të vlerësuar një marrëveshje. /Telegrafi/