Telegrafi

Juventusi mendon transferimin e Lindelof

Juventusi janë bashkuar garës së Interit dhe Paris Saint-Germainit në shënjestër të mbrojtësit të Benficas, Victor Lindelof.

22-vjeçari suedez është shumë i kërkuar këtë vit nga skuadrat dhe tashmë ka shtatë paraqitje për kombëtaren e tij.

Napoli ishin gjithashtu të interesuar në Lindelof gjatë verës para se në fund të nënshkruajnë me Nikola Maksimovic nga Torino.

Lexo po ashtu Juventusi, ofertë për talentin e Atalantas

Sipas La Gazzetta dello Sport, Juve janë tani në ndjekje të Lindelof, por konkurrenca është e lartë nga Inter dhe PSG.

Raportohet se Bianconerët kanë dërguar zbulues talentesh në Portugali për të parë të qendërmbrojtësin suedez, i cili ka një klauzolë lirimin prej 30 milionë euro në kontratën e tij. /Telegrafi/