Juventusi janë bashkuar garës së Interit dhe Paris Saint-Germainit në shënjestër të mbrojtësit të Benficas, Victor Lindelof.
22-vjeçari suedez është shumë i kërkuar këtë vit nga skuadrat dhe tashmë ka shtatë paraqitje për kombëtaren e tij.
Napoli ishin gjithashtu të interesuar në Lindelof gjatë verës para se në fund të nënshkruajnë me Nikola Maksimovic nga Torino.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Juve janë tani në ndjekje të Lindelof, por konkurrenca është e lartë nga Inter dhe PSG.
Raportohet se Bianconerët kanë dërguar zbulues talentesh në Portugali për të parë të qendërmbrojtësin suedez, i cili ka një klauzolë lirimin prej 30 milionë euro në kontratën e tij. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=eUi2sc7etHw