Klubi italian, Juventusi është duke peshuar një lëvizje për sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay.
Sulmuesi holandez ka luftuar për të gjetur veten në formacion që nga emërimi i trajnerit Xavi.
Sipas mediumit Sky Italia, Juventusi po monitoron situatën e Depayt dhe pritet të bëjë ofertë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Zonja e Vjetër e sheh Depayn si zëvendësues adekuat për të lënduarin në gju, Federico Chiesa, i cili nuk do të luajë më këtë sezon.
Drejtuesit e Juventusit po diskutojnë në mënyrë aktive mundësinë e nënshkrimit të Depay, duke e ditur se Xavi nuk është i sigurt për sulmuesin.
Për momentin, Bianconerët ende nuk kanë bërë kontakte zyrtare për sulmuesin. /Telegrafi/