Juventusi është i lidhur me talentin e Ajaxit, Matthijs De Ligt.
Mbrojtësi 18 vjeçar luan rregullisht me klubin ku ka bërë 39 paraqitje, por edhe me Kombëtaren holandeze.
Ai luajti për 70 minuta kundër Italisë në Juventus Stadium, në ndeshjen që u mbyll 1-1.
Sipas Sky, ‘Zonja e Vjetër’ e ka përdorur mundësinë e gjendjen së tij në Torinio, për ta njoftuar me klubin.
Sipas medieve italiane, drejtorët e klubit i kanë bërë një xhiro në qendrën stërvitore dhe ambientet e klubit.
Mendohet se kampionët e Serie A mund të bëjnë një ofertë për De Ligt, nëse një tjetër mbrojtës i tyre do të largohet këtë verë.
Për holandezin flitet se ka interesim edhe nga klube të mëdha si Barcelona e Mancehster United. /Telegrafi/