Juventusi thuhet se po tenton të transferojë Jordi Alban nga Barcelona në këtë afat kalimtar veror.
Dy klubet lidhen me një numër të madh të shkëmbimeve të lojtarëve në javët e fundit si, Arthur Melo, Arturo Vidal, Nelson Semedo, Miralem Pjanis dhe Mattia de Sciglio.
Mbrojtësi spanjoll është lojtari i fundit që lidhet me një kalim te Zonja e Vjetër, raporton Calciomercato.
Juventusi thuhet se po pret oferta nga klubet e Ligës Premier për Alex Sandron dhe Alba mund të jetë zëvendësuesi ideal për të.
31-vjeçari ka fituar 11 trofe në Camp Nou që kur u transferua nga Valencia në vitin 2012, e që ka bërë deri më tani mbi 300 paraqitje.
Barcelona nuk planifikon shitjen e tij, derisa kontrata e tij skadon në vitin 2024, mirëpo shkëmbimet e lojtarëve mund të ndryshojnë marrëveshjen. /Telegrafi/