Klubi italian, Juventusi thuhet se ka ringjallur interesimin e tyre për nënshkrimin e mesfushorit të Barcelonës, Andre Gomes.
Mesfushori portugez nuk po gjen hapësira te formacioni i Barcelonës, as në kohën e Luis Enriques dhe as në kohën e Ernesto Valverdes.
Minutazhi i vogël te katalunasit ka bërë që Gomes të ndihet i pakënaqur dhe skuadra të mëdha evropiane si Manchester Unitedi dhe Juventusi duan ta shfrytëzojnë këtë pakënaqësi të tij.
Gazeta italiane Corriere dello Sport citon një raport në gazetës spanjolle Sport, i cili shpjegon se Juve janë kthyer “duke monitoruar situatën e Gomes”.
Zonja e Vjetër shpreson të “bindin klubin katalanas që ta shesë atë në një çmim të ulët në janar”.
Për më tepër, Barça do të jetë e hapur për të lënë portugezin të largohen për herë të parë, por gazetat paralajmërojnë konkurrencën e bardhezinjtë përballë një klubi të panjohur “të madh të Ligës”.
Ky klub besohet të jetë Unitedi, me trajneri Jose Mourinho që nuk ka fshehur simpatinë për bashkëkombësin e tij.
Juve u përpoq të nënshkruajë me Gomes edhe në verën e vitit 2016, por u refuzua nga Blaugranët, por tani situata është krejtësisht ndryshe në Camp Nou dhe lojtari mund të lihet i lirë. /Telegrafi/