Opsione rinovimi te Juventusi, pasi bisedimet kanë filluar me Alex Sandron, ndërsa do të fillojnë edhe me Giorgio Chiellini .
Mbrojtësi i majtë brazilian ka qenë në radarin e Chelseat, por klubi italian refuzoi çdo ofertë për të.
Juventusit pritet ta blindojë Sandron deri në vitin 2022.
Beppe Marotta dhe Fabio Paratici, janë të lumtur me lojtarin dhe pritet edhe një rritje page për të.
Paga e re e tij pritet të jetë pesë milionë euro, në rang me pagat më të larta në Juventus.
Vetëm Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala, do të përfitonin më shumë se Sandro pe pagën e re.
Në anën tjetër vazhdimi i kontratës së Chiellinit shihet një formalitet pasi lojtari vazhdon të tregojë formë të mirë sa herë është në fushë. /Telegrafi/