Telegrafi

Juventusi kontakton me përfaqësuesit e Martialit

Anthony Martial (Getty Images)

Juventusi ka kontaktuar me sulmuesin e Manchester Unitedit, Anthony Martial, këtë javë.

Martial ka refuzuar ofertën e re për rinovimin e kontratës me Unitedit.

Kjo pasi sulmuesi francez kërkon garanci nga menaxheri Jose Mourinho për mundësitë e tij të lojës.

Lexo po ashtu Martial refuzon rinovimin për pesë vite me Manchester Unitedin, largimi pritet të ndodh në verë

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Juve tani janë në bisedime me Martial për një lëvizje në Torino këtë verë.

Martial njihet për teknikën dhe qetësin para portës (Getty Images)

Bardhezinjtë janë klubi i parë i interesuar që kanë bërë kontakt të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e sulmuesve francezë.

PSG dhe Chelsea gjithashtu kanë qenë të lidhur me Martial në ditët e fundit.

Lexo po ashtu Juventusi përfshinë Matuidin për të ndihmuar transferimin e Martialit  

Ylli francez në të kaluarën ka qenë edhe në radarin e gjigantit tjetër italian, Interit.

Çmimi i sulmuesit të talentuar besohet se sillet rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/