Juventusi ka kontaktuar me sulmuesin e Manchester Unitedit, Anthony Martial, këtë javë.
Martial ka refuzuar ofertën e re për rinovimin e kontratës me Unitedit.
Kjo pasi sulmuesi francez kërkon garanci nga menaxheri Jose Mourinho për mundësitë e tij të lojës.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Juve tani janë në bisedime me Martial për një lëvizje në Torino këtë verë.
Bardhezinjtë janë klubi i parë i interesuar që kanë bërë kontakt të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e sulmuesve francezë.
PSG dhe Chelsea gjithashtu kanë qenë të lidhur me Martial në ditët e fundit.
Ylli francez në të kaluarën ka qenë edhe në radarin e gjigantit tjetër italian, Interit.
Çmimi i sulmuesit të talentuar besohet se sillet rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/