Juventusi thuhet se është në kontakte me Mesut Ozilin që është i pakënaqur te Arsenali me mënyrën se si po trajtohet nga Mikel Arteta.
Mesfushori gjerman e kërkon largimin nga Topçinjtë në afatin kalimtar të janarit edhe pse kontrata e tij skadon në verën e viti 2021.
Sipas asaj që raporton Tuttosport, Zonja e Vjetër ka kontaktuar me përfaqësuesit e Ozilit për ta bindur atë që të kalojë Allianz Stadium.
Por, për të realizuar transferimin në Torino, gjermani duhet të heq dorë nga një pjesë e pagës së tij, pasi aktualisht fiton rreth dhjetë milionë euro.
Kështu, Juventusi do të jetë i gatshëm që të transferojë Ozilin në rast se arrihet marrëveshja për pagë.
Arteta do të lejonte largimin e mesfushorit që nuk është në planet e tij, pasi nuk e ka përfshirë në asnjë ndeshje në këtë edicion. /Telegrafi/