Klubi italian, Juventusi thuhet se po konsideron mundësinë e transferimit të sulmuesit të Arsenalit, Pierre-Emeric Aubameyang, gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa Mauro Icardi i Paris Saint-Germain është gjithashtu në listën e objektivave të Bianconerëve.
Bianconerët po kërkojnë të nënshkruajnë me një sulmues të konfirmuar për të përmirësuar sulmin e tyre për gjysmën e dytë të sezonit 2021/22.
Drejtuesit e klubit të madh italian tashmë kanë etiketuar disa emra që mund të transferohen gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.
Sipas gazetës Tuttosport, Juventusi mund të bëjë një ofertë për të nënshkruar me Aubameyang nga Arsenali në afatin e janarit.
Klubi i madh italian e sheh Aubameyangun si një opsion të përballueshëm duke pasur parasysh problemet e tij të fundit në Arsenal.
Megjithatë, ish-kapiteni i Topçinjve nuk është i vetmi në listën e dëshirave për gjigantin italian.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Mauro Icardi është gjithashtu në listën e objektivave dhe monitorohet pasi ai dëshiron të largohet nga skuadra franceze. /Telegrafi/