Telegrafi

Juventusi konfirmon interesimin për dyshen e Barcelonës

Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, ka thënë se dyshja e Barcelonës, Javier Mascherano dhe Dani Alves janë kampionë dhe lojtarë që e bëjnë diferencën. 

Raportimet e fundit thonë se Juventusi ka arritur marrëveshje dyvjeçare me Dani Alves dhe tre vjeçare me Mascheranon.

Drejtori i Juves, Marotta, ka thënë se lojtarët e Barcelonës dhe të Real Madridit e bëjnë diferencën.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve

“La Liga është ligë që prezanton më se miri futbollin evropian. Duket si një ligë e varfër, ku luajnë tri ekipe, por edhe ekipet tjera gjithmonë tregojnë vlerat në fushë”.

“Të flasësh për lojtarët e Barcelonës dhe Real Madridit, i bie të flasim për  lojtarë që bëjnë diferencën në fushë dhe janë kampion dhe të rëndësishëm” ka thënë Marotta.  /Telegrafi/