Juventusi vazhdon të kërkojë alternativën e Steven N’Zonzit.
Kampioni italian në listën e mesfushorëve ka përfshirë edhe Blaise Matuidin, Emre Canin dhe Nemanja Maticin.
Bardhezinjtë dëshirojnë përforcime në mes të fushës pas humbjes në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit.
N’Zonzi është shfaqur si kandidati ideal, por Sevilla nuk dëshiron ta lërë të lirë lojtarin pa arkëtimin e 40 milionëshëve eurove.
Gjithashtu italianët po mendojnë edhe për Emre Canin, të cilit kontrata me Liverpoolin i mbaron në qershor të vitit 2018.
Ka edhe alternativa të tjera, pasi Matuidi i PSG-së dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain, por Interi po e ndjek atë.
Matic ka qenë prej kohësh i kërkuar nga Massimiliano Allegri dhe mund të largohet nga Chelsea me ardhjen e Tiemoue Bakayokos. /Telegrafi/