Telegrafi

Juventusi i kërkon Milanit dy mesfushorë për Marchision

Pasi që u bë i ditur lajmi se Milani e pëlqen Claudio Marchision, janë shtuar zërat se kjo marrëveshje mund të arrihet brenda këtij afati kalimtar.

Tashmë lajmi i radhës është se Juventusi i ka kërkuar Milanit dy mesfushorë si  Manuel Locatelli dhe Giacomo Bonaventura për Claudiio Marchision.

Rai Sport shkruan se të hënë është përhapur lajmi se Milani e do Marchisios, ndërsa Calciomercato.com shkruan se Juve e ka pyetur për situatën e lojtarëve.

Locatelli mbetet i pëlqyeri i Bianconerëve, pasi Beppe Marotta dhe Fabio Paratici, provuan që ta fusin në marrëveshjes për Leonardo Bonuccin, i cili u transferua në muajin e shkuar në San Siro.

Bonaventura po ashtu pëlqehet nga Juve, pasi Allegri po mendon në ndryshim moduli gjatë ndeshjes. /Telegrafi/