Pasi që u bë i ditur lajmi se Milani e pëlqen Claudio Marchision, janë shtuar zërat se kjo marrëveshje mund të arrihet brenda këtij afati kalimtar.
Tashmë lajmi i radhës është se Juventusi i ka kërkuar Milanit dy mesfushorë si Manuel Locatelli dhe Giacomo Bonaventura për Claudiio Marchision.
Rai Sport shkruan se të hënë është përhapur lajmi se Milani e do Marchisios, ndërsa Calciomercato.com shkruan se Juve e ka pyetur për situatën e lojtarëve.
Locatelli mbetet i pëlqyeri i Bianconerëve, pasi Beppe Marotta dhe Fabio Paratici, provuan që ta fusin në marrëveshjes për Leonardo Bonuccin, i cili u transferua në muajin e shkuar në San Siro.
Bonaventura po ashtu pëlqehet nga Juve, pasi Allegri po mendon në ndryshim moduli gjatë ndeshjes. /Telegrafi/