Site icon Telegrafi

Juventusi kërkon Mbappen

Juventusi thuhet se është i interesuar për yllin e Paris-Saint Germain, Kylian Mbappe, por një marrëveshje është shumë e vështirë.

Talenti francez shihet si superylli i ardhshëm i botës në futboll.

E gjithë kjo pasi në moshën 20-vjeçare ai tashmë ka fituar Kupën e Botës dhe kurorën e trefishtë brenda kampionatin francez.

Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët më të mirë të vitit 2018 nga The Guardian – Modric mbret i vitit, prapa tij Ronaldo e Messi

Në ditët e fundit ai ka qenë i lidhur me Juventusin, dhe në edicionin e sotëm të gazetës Tuttosport thuhet se një marrëveshje është shumë e vështirë, por jo e pamundur.

Kylian Mbappe (Getty Images)

PSG janë nën hetime nga UEFA për shkeljet e pretenduara financiare të Fair Play-it, kështu që mund të detyrohen të shesin një nga yjet e tyre.

Madje edhe Mbappe do të kushtonte rreth 200 milionë euro, pasi kampionët francezë kanë paguar 180 milionë euro për të nënshkruar atë nga Monaco.

Lexo po ashtu PSG rrezikon përjashtimin nga garat evropiane, duhet ta shes njërin nga yjet e mëdha Neymarin ose Mbappen

Kjo shifër do të jetë dyfishi i asaj që bardhezinjtë paguan për Cristiano Ronaldon, i cili tashmë është një rekord i transferimeve në Itali.

Ata do të duhet të shesin një lojtar si Paulo Dybala për të financuar marrëveshjen, e cila mbetet e pamundur. /Telegrafi/

Exit mobile version