Telegrafi

Juventusi kërkon me çdo kusht transferimin e Paredes, por fillimisht synon t’i largojë dy futbollistë

Leandro Paredes vazhdon të jetë objektivi kryesor i Juventusit për repartin e mesfushës.

Mesfushori argjentinas pëlqehet shumë nga trjaneri Massimiliano Allegri i cili e sheh të nevojshme ta përforcojë repartin e mesfushës.

Paredes nuk është në planet e PSG-së me klubin francez që i ka bërë të qartë argjentinasit të gjej një skuadër të re.

Zonja e Vjetër është gati t’i përmbush kërkesat e PSG-së për 25 milionë euro për ta lënë të lirë Paredesin, por fillimisht duhet të largojnë futbollistët e tepërt në këtë repart.

Zonja e Vjetër fillimisht po shpreson që të shkëput kontratën me mesfushorin uellsian Aaron Ramsey.

Ndërkohë i larguari i radhës nga bardhezinjtë pritet të jetë braziliani Arthur i cili kërkohet nga Arsenali.

28-vjeçari edhe më parë ka luajtur në Serie A me fanellën e Chievos, Empolit dhe Romës.

Gjithsesi brenda javës së ardhshme te gjiganti italian pritet të largojë dy mesfushorët para se të afrojë Paredesin. /Telegrafi/