Site icon Telegrafi

Juventusi kërkon 85 milionë për Pjanicin

Juventusi kërkon hiç më pak se 85 milionë euro për shërbimet e Miralem Pjanic.

Juve ka filluar të marrë interesime nga klube të ndryshme për shërbimet e boshnjakut.

Tuttosport raporton se Barcelona është një prej skuadrave që po kërkon lojtarin.

Por, Juventusi ka informuar klubin katalanas se nën 85 milionë euro nuk dëshiron as të ulet të negociojë për mesfushorin.

Pjanic me trofeun e Serie A

Edhe pse ka pasur spekulime se Pjanic ka marrëveshje personale me Barcelonën, një kalim në La Liga duket vështirë i mundshëm për specialistin e gjuajtjeve të lira.

Miralem Pjanic është 28 vjeçar dhe para Juventusit luajti për Romën.

Ai konsiderohet si një prej mesfushorëve më të mirë në Serie A dhe nga tifozët e Juventusit krahasohet me Andrea Pirlon. /Telegrafi/

Exit mobile version