Telegrafi

Juventusi kalon në finale të Kupës së Italisë, eliminon Interin pas dy ndeshjeve

 Ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Kupës së Italisë, mes Juventusit dhe Interit është mbyllur baras 0-0, duke bërë që “Zonja e Vjetër” të kalojë në finale pas fitores në ndeshjen e parë.

Ndeshja e vlefshme për një vend në finalen e Kupës së Italisë, ka qenë me emocione edhe pse rrjetat heshtën.

Rastet më të mira i kishin mysafirët në pjesën e parë, pasi ishin vënë në ndjekje të rezultatit, sepse ndeshja e parë në San Siro u fitua nga Juventusi 2-1.

Lautaro Martinez kërkoi penallti në minutën e 10-të, por i të njëjtit mendim nuk ishte gjyqtari.

Pastaj raste të mira kishin edhe Cristian Eriksen dhe Romelu Lukaku, por pa sukses.

Juventusi u kundërpërgjigj me dy raste të Cristiano Ronaldos, por një herë mbrojtja, në të dytë Hananovic ishte në vend.

Pjesa e dytë nisi me një rast të Achraf Hakimit, i cili tentoi por pa sukses.

Pastja ishte radha e Juventusit që të rrezikonte dhe këtë e bërë shumë mirë dy herë radhazi me Ronaldon, i cili njëherë gjuajti jashtë, ndërsa në herën e dytë u ndal nga Handanovic.

Në minutën e 76-të edhe Dejan Kulusevski rrezikoi bukur pas një solo aksioni, por Handanovic mbrojti.

Hakimi rrezikoi për Interin në fund, por goditja e tij qëlloi rrjetën e jashtme.

Juventusi pas këtij barazimi kalon në finale të Kupës së Italisë me rezultat të përgjithshëm 2-1.

/Telegrafi/