Site icon Telegrafi

Juventusi ka refuzuar 100 milionë euro nga gjiganti anglez për Higuainin

Juventusi ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh për Gonzalo Higuain nga Chelsea i Antonio Contes.

Bardhezinjtë shpenzuan një vit më parë plot 90 milionë euro për të aktivizuar klauzolën e lirimit në kontratën e Hiaguait nga rivalët e Serie A, Napolit.

Lexo po ashtu Këto janë 10 transferimet më të shtrenjta të Juventusit në histori (Foto)

Sipas gazetës Tuttosport, Juventusi ka marrë një propozim në vlerë prej 100 milionë eurosh nga Chelsea këtë verë për “El Pipitan”, i cili në dhjetor i mbush 30 vjet dhe është nën kontratë deri në qershor të 2021.

Në 2015-16 në Napoli, argjentinasi theu rekordin e të gjitha kohërave në Serie A duke shënuar 36 gola në një sezon të vetëm.

Lexo po ashtu Higuain bëhet horë: I jep lamtumirën Dani Alvesit në Facebook, por pastaj e fshin video-mesazhin (Foto)  

Në sezonin e fundit, Higuain kishte 24 gola në Serie A, plus tre në Kupën e Italisë dhe pesë në Ligën e Kampionëve.

Chelsea dëshiron një yll të madh si emër të qendrës së sulmit të tyre pas dështimit për transferimin e Romelu Lukakut, i cili u bashkua me Manchester Unitedin. /Telegrafi/

Exit mobile version