Raphael Varane po përgatitet që të largohet nga Real Madridi dhe Juventusi po mendon që ta ofrojë.
Mbrojtësi brazilian Eder Militao, është blerja e re e klubit dhe duket se ky moment ka bërë që lojtari francez t’i ftohë marrëdhëniet me drejtuesit.
Qendërmbrojtësi që u shpall kampion bote me Francën, ka biseduar me drejtuesit dhe u ka bërë të ditur dëshirën e tij për t’u larguar.
Për Varane ka shumë skuadra të interesuara, mes tyre Juventusi dhe Manchester United.
Zonja e Vjetër ka pyetur për lojtari te Real Madridi, ndërsa Florentino Perez ia ka kthyer përgjigjen, se lojtari kushton 100 milionë euro.
Klubet që e duan duhet ta llogarisin se Varane fiton rreth 5.5 milionë euro në vit.
Ai me largimin kërkon që paga e tij të shkojë në 7.5 milionë euro. /Telegrafi/