Angel Di Maria vazhdon të mbetet një objektiv i Juventusit, por sulmuesi argjentinas po pret Barcelonën.
Anësori është larguar nga PSG dhe ka mbetur futbollist i lirë, por që ende nuk ka vendosur për skuadrën e tij të re.
Juventusi shihej si favorit për të nënshkruar me të, megjithatë Di Maria është në pritje të Barcelonës.
Tuttosport ka shkruar se Zonja e Vjetër është lodhur duke pritur Di Marian dhe tani po shikon opsione të tjera.
Kampioni i shumëfishtë italian ka katër opsione në listë nëse nuk arrihet argjentinasi.
Domenico Berardi mbetet objektivi kryesor, derisa emrat e tjerë në listën e Juventusit janë edhe Nicolo Zaniolo, Filip Kostic dhe Christian Pulisic.
Juve preferon transferimin e Di Marias për faktin se argjentinasi mund t’iu bashkohet me parametra zero. /Telegrafi/