Telegrafi

Juventusi ka gati ofertën për Unitedin, para plus Ramsey për Pogban

Juventusi po punon shumë për të përpiluar një ofertë për mesfushorin e Manchester Unitedi, Paul Pogba, e cila do të përfshinte para plus lojtar.

Pogba është njëri nga më të lidhurit me Juventusin në afatet e fundit kalimtar, por asnjëherë nuk ka arritur të materializohet një transferim.

Sipas Gazzetta dello Sport, Juve po punon për një marrëveshje të mundshme që përfshin para plus shërbimet e Aaron Ramsey, i cili nuk ka arritur të përshtatet në Torino pasi u bashkua si lojtar i lirë në verë.

Lexo po ashtu Dybala është çelësi i Juventusit në bisedimet me Raiolan për rikthimin e Pogbas

Mediumi italian raporton se Zonja e Vjetër do të ofrojë midis 50-60 milionë euro dhe ish-yllin e Arsenalit në këmbim të Pogbas gjatë verës.

Gazetari i këtij mediumi, Nicolo Schira veçse ka konfirmuar dëshirën e lojtarit për t’u larguar dhe punën e Bianconerëve për ta rikthyer në klub.

“Paul Pogba dëshiron të largohet nga Manchester United gjatë verës. Zgjedhja e parë është Juventusi, që po punojnë për rikthimin e tij”.

Lexo po ashtu Unitedi mund të detyrohet të shesë Pogban me çmim të përgjysmuar

“Juve mund t’i ofrojë Djajve të Kuq 50-60 milionë euro plus Aaron Ramsey”, ka shkruar Schira në Twitter.

Pogba është lidhur shumë edhe me një transferim te Real Madridi, por si duket klubi italian është favorit, pasi ky transferim përkrahet edhe nga agjenti Mino Raiola. /Telegrafi/