Juventusi është i gatshëm ta pranojë ofertën e Manchester Cityt, që përfshihet Danilo, në shkëmbim me Joao Cancelon.
City ka rifilluar bisedimet për Cancelo ditët e fundit, megjithëse Juve nuk dukej e interesuar për idenë e marrjes së Danilos, plus para.
Sidoqoftë, Sky Sport Italia pretendon se Bianconerët tani janë ‘të gatshëm ta konsiderojnë’ brazilianin si opsion.
Tani mbetet të shihet se sa e vlerëson ‘Zonja e Vjetër’ një lojtar si Danilon, me mediumet italiane që shkruajnë se vlera totale e transferimit mund të shkojë në 60 milionë.
Cancelo ka qenë pjesë e bisedimeve në muajt e fundit te Machester City.
27-vjeçari u bashkua me gjigantët anglezë në verën e vitit 2017 për 30 milionë euro dhe ka fituar dy tituj të Ligës Premier. /Telegrafi/