Site icon Telegrafi

Juventusi ka filluar bisedimet me top sulmuesin të cilin mund ta marr falas

Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli thuhet se ka hapur bisedimet për të nënshkruar me Jonathan David, me lojtarin që mbetet i lirë në fund të sezonit, pasi kontrata e sulmuesit të Lille skadon në qershor 2025. 

Me 26 gola të shënuar nga 47 ndeshje të luajtura për skuadrën franceze sezonin e kaluar në të gjitha garat, kanadezi tërhoqi interesimin nga disa klube elitare evropiane, duke përfshirë edhe ato italiane. 

Sipas Tuttomercatoweb, drejtori sportiv i Bianconerëve, Giuntoli ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit për të kuptuar tarifat e mundshme të marrëveshjes.

Pavarësisht largimit nga Lille si lojtar i lirë, nënshkrimi i Jonathan David do të kërkonte shpenzime të konsiderueshme. 

Në verë, Lille ishte gati ta shiste atë për një tarifë prej 20-25 milionë euro, por agjenti i tij kërkoi një bonus nënshkrimi prej 5 milionë euro verën e kaluar, ndërsa për lojtarin kërkohej paga afër 6 milionë euro në sezon. 

Shumë skuadra u tërhoqën pas kërkesave të tilla, por komisioni i agjentit mund të jetë edhe më i lartë verën e ardhshme, kur lojtari do të jetë në gjendje të nënshkruajë falas. 

Megjithatë, vendimi i Juventusit nëse do të përfundojë marrëveshja do të varet nga paraqitjet e Dusan Vlahovic këtë sezon – me sulmuesin serb që ka shënuar dy gola deri më tani nga pesë ndeshjet e tij të para në Serie A nën drejtimin e Thiago Mottas./Telegrafi/  

Exit mobile version