Site icon Telegrafi

Juventusi i ka bërë tashmë ofertë Pogbas, zbulohen shifrat e kontratës

Juventusi po bëhet serioz në ndjekjen e tyre për të rikthyer në Itali mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Francezi shijoi sezonet e tij më të mira me gjigantët italianë përpara se të transferohej te United kur Jose Mourinho ishte në krye të Djajve të Kuq.

Megjithatë, ai ka luftuar për të treguar të njëjtën qëndrueshmëri me skuadrën angleze dhe tani i skadon kontrata në verë.

Lexo po ashtu Paul Pogba i gatshëm për t’u larguar nga Man Utd këtë verë

Situata e tij ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të duan shërbimet e Pogbas, por një klub është më afër ta transferojë atë.

Sipas gazetarit Rudy Galetti, Juve është përpara skuadrave të tjera që konkurrojnë për të nënshkruar me Pogban.

Lexo po ashtu Juventusi gati të bëjë ndryshime të mëdha për të nënshkruar me Pogban, largon tre lojtarë

Bianconerët thuhet se i kanë ofruar atij një pagë prej nëntë milionë euro në sezon, plus bonuse rreth tre milionë euro.

Pogba, i cili gjithashtu ka vuajtur nga lëndime të ndryshme te Unitedi, më parë ka qenë i lidhur me Real Madridin dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

Exit mobile version