Site icon Telegrafi

Juventusi ishte afër Ferland Mendyt, agjenti zbulon detaje

Agjenti i Ferland Mendy zbulon se Juventusi ishte në bisedime për të nënshkruar me mbrojtësin e Real Madrid, ndërsa parashikon që Memphis Depay do të zgjedhë “Zonjën e Vjetër” para Barcelonës.

Yvan Lee Mée, agjenti i disa futbollistëve, përfshirë edhe Ferland Mendyn e Real Madridit, ka zbuluar se mbrojtësi francez mund të ishte bashkuar me Juventusin.

“Ne folëm me Juventusin, por ata tashmë kishin Alex Sandron”.

“E vërteta është, Real Madrid e donte atë më shumë se kushdo tjetër. Dy vjet më parë thashë që Ferland do të bëhej Mbappé i mbrojtësve të majtë dhe unë u vërtetu:.

“Të luash së bashku me kampionët në Real Madrid mund të përmirësohesh, dhe tani për tani, nuk mund të mendoj për një mbrojtës të majtë më të kompletuar”, ka thënë ai për Tuttosport.

Mendy shënoi golin e fitores kundër Atalantas në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në fazën e eliminimit direkt.

“Goli i tij? Është diçka që ata e kanë provuar kaq shumë herë në trajnim. Por zakonisht, është një mesfushor që gjuan. Zidane vlerësoi faktin që ishte Ferland ai që mori përgjegjësinë”, tregoi ai për episodin që vendosi ndeshjen.

Sipas Lee Mee sulmues Memphis Depay më shumë gjasa ka të shkojë te Juventusi se sa te Barcelona.

“Nuk është sekret që ai dëshiron të bashkohet me Koeman në Barcelonë”.

“Sidoqoftë, Barcelona tashmë ka disa sulmues dhe ata nuk mund të shpenzojnë shumë para. Lojtarët e lirë janë specialitet i Paraticit dhe Depay duket i përsosur për të luajtur së bashku me Cristianon”, ka thënë Lee Mee që nuk është agjent i lojtarit. /Telegrafi/

Exit mobile version