Telegrafi

Juventusi i interesuar për Kanten

Juventusi është klubi i fundit i madh evropian që ka shprehur interesim për mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante.

Francezi Kante është njëri nga mesfushorët më të mirë në botë në qarkullim dhe kjo ka bërë shumë klube të vihen pas tij.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Juventusi po ruan një interesim të mprehtë për mesfushorin e Bluve, Kante.

Lexo po ashtu Goal.com zgjedh formacionin e dekadës në Ligën Premier, dominohet nga lojtarët e Man Cityt  

Sidoqoftë ata pretendojnë se skuadra e Ligës Premier do të kërkojë 100 milionë funte apo 115 milionë euro për t’u ndarë me francezin.

Trajneri i Bianconerëve, Maurizio Sarri ishte i mahnitur shumë me fituesin e Kupës së Botës 2018 sezonin e kaluar, gjatë kohës sa ishte në krye të Stamford Bridge.

Kante është lidhur shumë edhe me një kalim te Real Madridi. /Telegrafi/