Sky Sport Italia ka raportuar se Juventusi ka shprehur interesim për të nënshkruar me mbrojtësin e Milanit, Pierre Kalulu dhe se francezi është i joshur ndaj kalimit në Turin.
Siç shton tutje gazetari Ginaluca Di Marzio, Juventusi e ka bërë prioritet transferimin e Kalulus pasi dështuan në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Jean-Clair Todibon.
Raporti citon se Kalulu nuk është në dispozicion për shitje, andaj do të jetë mjaft e vështirë që të bindet Milani për lirimin e tij.
E vetmja mundësi që ‘Rossonerët’ të dëgjojnë ofertën është në rast se ‘Zonja e Vjetër’ dëshiron ta blejë kartonin e tij, por në fakt ata po synojnë që të nënshkruajnë me të në formë huazimi me obligim blerje.
#Calciomercato | La #Juventus tenta Pierre #Kalulu: i dettaglihttps://t.co/CarbqwfGu3
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 12, 2024
Milani tashmë ka kompletuar transferimin e Strahinja Pavlovic për të përforcuar mbrojtjen ndërsa së shpejti pritet që të zyrtarizohet edhe Emerson Royal.
Royal u transferua nga Tottenhami dhe momentalisht po i nënshtrohet testeve mjekësore.
Sipas Fabrizio Romanos, Juventusi tashmë ka dërguar një ofertë formale prej 3 milionë eurosh dhe opsionin e blerjes për 14 milionë euro./Telegrafi/
🚨⚪️⚫️ Juventus have sent official bid to AC Milan for Pierre Kalulu: €3m loan fee plus €14m option to buy clause.
Kalulu has given initial green light to the move. pic.twitter.com/BUASvi7FZT
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 12, 2024