Jadon Sancho do të jetë futbollisti i parë që do të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi anglez ka prishur gjitha marrëdhëniet me trajnerin Erik Ten Hag dhe nuk ka shenja se do të vazhdoj të përmirësohet gjendja.
Kësisoj United po shikon shitjen e tij dhe nëse nuk vije oferta e duhur atëherë do të shqyrtohet edhe huazimi i lojtarit.
Juventusi është skuadra e fundit që është futur në garë për transferimin e sulmuesit anglez.
Tuttospor njofton se Zonja e Vjetër e sheh Sanchon si një element shumë cilësorë për repartin ofensivë dhe do të tentojnë afrimin e tij.
Megjithatë torinezët nuk duan të shpenzojnë, pasi do të kërkojnë huazimin e tij me të drejt blerje në fund të sezonit.
Në garë për transferimin e anglezit janë edhe ish-skuadra e tij Borussia Dortmund dhe gjiganti tjetër italian Roma. /Telegrafi/