Klubi i madh italian, Juventusi ka shprehur interes për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.
Barcelona është e interesuar të nënshkruaj me boshnjakun Miralem Pjanic nga Juventusi, por është lidhur edhe me mbrojtësit Mattia De Sciglio.
Megjithatë, palët kanë dështuar të arrijnë marrëveshje deri tani edhe pse shumë emra janë përmendur si mundësi shkëmbimi.
Sipas mediumit RMC, Juventusi e ka pyetur Barcelonën në lidhje me disponueshmërinë e holandezit De Jong.
Sidoqoftë, duket se nuk ka gjasa që ylli holandez të lëviz nga Camp Nou pas vetëm një viti në Barcelona edhe pse, shoku i tij, Matthijs de Ligt tani luan te italianët.
Bisedimet mbi një marrëveshje shkëmbimi që përfshijnë Pjanic dhe De Sciglio po vazhdojnë ende. /Telegrafi/