Telegrafi

Juventusi interesohet për Iniestën

Juventusi është duke u interesuar për transferimin e yllit të Barcelonës, Andres Iniesta.

Allegri e sheh maestron e mesfushës katalanase si njeriun ideal për të orkestruar masterplanin e tij taktik.

Megjithatë, për të realizuar këtë transferim do të duhet pak kohë.

Tuttosport shkruan se Iniestës i skadon kontrata në fund të sezonit 2017/2018 dhe Bianconerët po punojnë për shërbimet e tij.

Iniesta shihet si njeriu ideal për të qenë koka kreative te Juventusi, që do të lidhte mesfushën me sulmin.

Pos mjeshtrit të madh, Juve po kërkon edhe Emre Can. /Telegrafi/