Juventusi është duke kërkuar transferimin e një mbrojtësi të majtë gjatë afatit kalimtar veror.
Kampioni në fuqi i Italisë ka për synim ta shes mbrojtësin brazilian Alex Sandro për shumën e 45 milionë eurove.
Luca Pellegrini pritet të rikthehet nga Cagliari ku është në huazim, ndërsa Zonja e Vjetër synon që ta transferojë edhe një mbrojtës tjetër të majtë.
Emerson Palmieri, Alex Telles dhe së fundmi Alejandro Grimaldo janë në listën e Zonjës së Vjetër.
Tuttosport ka raportuar se bardhezinjtë kanë vendosur për spanjollin e Benficas, Grimaldo i cili ka shkëlqyer këtë edicion.
24-vjeçari që ka dalë nga akademia e Barcelonës është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme.
Por problemi qëndron tek klauzola dalëse e Grimaldos që është 60 milionë euro.
Juventus është gati të shpenzojë deri në 35 milionë euro për spanjollin i cili këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka bërë tetë asistime.
Interesim për anësorin kanë shprehur edhe skuadrat tjera si Manchester United, Atletico Madrid dhe Napoli. /Telegrafi/