Juventusi raportohet se është afër transferimit të mesfushorit, Emre Can.
Bianconerët kanë intensifikuar përpjekjet dhe e duan lojtarin me çdo kusht.
Megjithatë, në listën e shkurtër të Juves është edhe Blaise Matuidi dhe Steven N’Zonzi.
Can është top synimi i Allegrit, kurse kontakti mes klubeve është intensiv sipas La Gazzetta dello Sport.
The Reds kërkojnë 30 milionë euro për lojtarin, teksa oferta e Juves besohet se është rret 25 milionë euro.
Për këtë dallim mes ofertës dhe kërkesës, Matuidi, N’Zonzi dhe Strootman bëjnë pjesë në planin B të Juves. /Telegrafi/